77 vota pro dhe 53 kundër, votohet qeveria “Rama 3” dhe programi

Qeveria dhe programi qeverisës “Rama 3”, është votuar në Kuvend me 77 vota pro, 53 kundër dhe një abstenim.

Qeveria është miratuar në seancën maratonë të ditës së djeshme që nisi në orën 10:00 dhe ka përfunduar në orën 06:37 të mëngjesit të sotëm.

Pas votimit në Kuvend, pritet që qeveria të betohet te Presidenti Ilir Meta./albeu.com


Shtuar 17.09.2021 08:51