Kishte mbjellë kanabis, arrestohet 30-vjeçari në Kurbin

Policia ka arrestuar një 30-vjeçar në Kurbin, pasi gjatë një kontrolli u zbulua se ai kishte mbjellë lëndë narkotike.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në automjetin e këtij shtetasi u gjet dhe u sekuestrua një dorezë metalike që plotëson kushtet e armës së ftohtë.

Të lidhura

None found

Njoftimi i policisë:

Kurbin, Lezhë

Shërbimet e Policisë, kontrolle të shtuara në territor, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të kanabisit.

Arrestohet në flagrancë autori i tentativës për kultivim.

Shërbimet e Policisë Kurbin, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit, në bregun e lumit Mat, Kurbin.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin E. Ç., 30 vjeç, banues në Kurbin.

Arrestimi i tij u bë pasi është kapur në kushtet e flagrancës, duke tentuar të kultivojë bimë narkotike cannabis sativa në vendin e quajtur “Bregu i lumit Mat”, në fshatin Fushë Kuqe, Kurbin.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në automjetin e këtij shtetasi u gjet dhe u sekuestrua një dorezë metalike që plotëson kushtet e armës së ftohtë.

Nën drejtimin e Prokurorisë Kurbin vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim dhe ” Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”./albeu.com


Shtuar më 4.06.2021 10:31

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetkavbetgrandpashabetTürk İfşajojobetjojobetkavbet girişbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabetjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurancejojobet girişjojobet girişholiganbetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetcasibomcasibom girişcasibom güncel girişjojobet giriştaraftarium24maç izlecanlı maç izleJojobetJojobet GirişJojobet GüncelJojobet Güncel Giriş