Kërcënonte gruan se do ta vriste me armë gjahu, prangoset 43-vjeçari në Kurbin

Një 43-vjeçar në Kurbin është arrestuar nga policia, pasi kërcënonte bashkëshorten se do ta vriste me armë gjahu.

Gjatë arrestimit, atij i janë sekuestruar edhe një armë zjarri pistoletë me municion luftarak dhe 2 armë gjahu.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë Kurbin kanë marrë njoftim së në lagjen nr.6 Laç, Kurbin shtetasi A.O., ka kërcënuar se do të vriste bashkëshorten e tij shtetasen D.O., dhe që dyshohej se mbante armë në banesë, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë.

Si rezultat i ndërhyrjes në kohë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A.O.,43 vjeç, banues në Laç, Kurbin.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një armë zjarri pistoletë me municion luftarak dhe 2 armë gjahu.

Matrerialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale” Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit” , “Prodhimi e mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive” dhe “Keqpërdorimi e i thirrjeve telefonike”./albeu.com/


Shtuar 28.11.2021 17:49