Keni bërë plane për sot? Shihni parashikimin e motit

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të paraqitet me kthjellime në gjysmën perëndimore të Shqipërisë, por gjysma lindore do ketë vranësira të lehta, të cilat herë pas herë pësojnë zhvillim të përkohshëm por pa mundur të gjenerojnë reshje. Parashikohet që edhe pjesa e dytë e ditës të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike duke bërë që vranësira kalimtare të përfshijnë edhe zonat bregdetare.

Temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes por mesdita sjellë rënie duke luhatur ekstremumet ditore nga 3°C deri në 23°C.Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Lindor- Juglindor duke sjell në brigjet detare dallgëzim i ulët.

Kosova

Republika e Kosovës do të jetë me kthjellime deri në mesditë kur do të ketë shpeshtim të vranësirave. Parashikohet që mbrëmja dhe nata të jenë me mot të kthjellët dhe vranësira të herë pas herëshme.

Maqedonia e Veriut

Orët e para të ditës do të paraqiten me kthjellime për pjesën më të madhe të territorit të MV por vranësira të lehta do ketë në zonat lindore. Parashikohet që duke ju afruar mesditës vranësirat të largohen edhe nga këto zona duke ja lënë vendin kthjellimeve.

Rajoni dhe Europa

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike vijon në Britaninë e Madhe, ku reshjet e shiut do jenë të shoqëruara me stuhi ere. Ndërsa Evropa Lindore paraqitet në ndikimin e masave ajrore të ftohta, të cilat do të sjellin jo vetëm temperatura të ulëta por edhe reshjet e dëbore. Ndërsa Veriu, Qendra dhe Evropa Jugore paraqiten në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave kalimtare.


Shtuar 12.11.2021 08:10