Kanosi me thikë 65-vjeçarin pas një konflikti, arrestohet autori në Vaun e Dejës

Një 36-vjeçar është arrestuar në Vaun e Dejës, pasi kanosi me thikë një 65-vjeçar.

Në pranga ka rënë Andrea Mihaj, i cili kanosi personin tjetër pas një konflikti për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë:

Kanosi me thikë një 65-vjeçar, arrestohet autori dhe sekuestrohet mjeti prerës.

Specialistët për Hetimin e Krimit të DVP Shkodër, menjëherë pas marrjes dijeni për një rast kanosjeje në fshatin Fshat i Ri, Vau i Dejës, kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje, me qëllim kapjen e autorit të këtij rasti.

Si rezultat i veprimeve të shpejta procedurale, u arrestua shtetasi Andrea Mihaj, 36 vjeç, banues në fshatin Fshat i Ri, Vau i Dejës, pasi dyshohet se më datë 20.05.2023, pas një konflikti për motive të dobëta, në këtë fshat, ka kanosur me mjet prerës (thikë), shtetasin Gj. L., 65 vjeç, banues në Shkodër.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës me të cilin dyshohet se u krye kanosja.

 


Shtuar 22.05.2023 12:28