Kamioni u përmbys dhe u shkrumbua në flakë, detajet nga aksidenti në Gjirokastër-Tepelenë

Një kamion i ngarkuar me materiale ndërtimi është pëplasur me barrierat anësore të rrugës dhe është përmbysur duke marrë flakë ditën e  sotme.

Fatmirësisht, ka shpëtuar shoferi i kamionit, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Tepelenë/ Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, njoftohemi se në aksin nacional Gjirokastër- Tepelenë një kamion i ngarkuar me materiale ndërtimi është pëplasur me barrierat anësore të rrugës dhe është përmbysur duke marrë flakë.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i kamionit shtetasi Xh. K., rreth 60 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spitalin Rajonal Gjirokastër jashtë rrezikur për jetën.

Në vendngjarje shkuan shkuan shërbimet e policisë dhe zjarrëfikëse, të cilët bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Shtuar 8.05.2021 15:16