Kalimtarët “godasin” Joe Biden, thesi i boksit me foton e presidentit vendoset mes të Moskës

Një thes boksi me fytyrën e presidentit amerikan Joe Biden është vendosur në sheshin përballë metrosë “Aeroporti” në Moskë.

Media më e madhe e Evropës Lindore, Nexta, ka postuar në Twitter një foto ku duket një vajzë e cila është duke goditur me shkelm thesin e boksit ku është stampuar fytyra e presidentit Biden.

NEXTA shkruan se një veprim i tillë vjen teksa Putini zotohet se Rusia është e gatshme t’i trajtojë të gjithë partnerët me respekt.

“Ndërsa Putin po thotë se “Rusia është e gatshme t’i trajtojë të gjithë partnerët me respekt”, një çantë grushtimi me një foto të plotë të presidentit Joe Biden u instalua në Moskë, në sheshin përballë stacionit të metrosë “Aeroporti”./albeu.com

Shtuar 17.06.2022 22:25