Neymar u jep fund dilemave, zbulon nëse do largohet nga PSG-ja

PSG duhet të heqë qafe disa lojtarë, me Neymar që ishte në listë për shkak të pagës së tij shumë të lartë afër 50 milionë bruto në sezon.

Sipas L’Equipe, braziliani është një prej lojtarëve në listë për largim, por ai tashmë u ka treguar të gjithëve në klubin parisien që nuk ka ndërmend të lëvizë.

E vetmja gjë e qartë që PSG ka për momentin është se Kylian Mbappe ka nënshkruar rinovimin e kontratës deri në vitin 2025.

Në anën tjetër edhe Luis Campos është bërë drejtor sportiv. PSG duhet të rregullojë bilancet pasi që UEFA i ka kërkuar shpjegime për humbjet prej 224 milionë eurosh.

Neymar dhe Messi janë pas Mbappes me paga, por argjentinasi ka edhe një vit kontratë me klubin dhe as ai nuk duket se do të largohet.

Tani klubi duhet të kërkojë disa emra për t’i larguar, pasi që fatura e pagave të PSG-së mbetet larg më e madhja në Evropë.


Shtuar 17.06.2022 22:25

Tags: ,