Kadilli pak para mbledhjes së Kryesisë: Ne duhet të ndërtojmë një PD të pastër

Sot Partia Demokratike do të mbledhë Kryesinë. Pak para nisjes së mbledhjes, ka reaguar Fatbardh Kadilli i cili ishte kandidat në zgjedhjet për kryetar.

Kadilli shprehet se në takim do të kërkojë që Manifesti Politik për ringritjen e PD-së të konsiderohet si dokument politik për ndryshimet statutore që do t’i paraqiten Kuvendit Kombëtar. Sipas tij, manifesti politik propozon një shndërrim rrënjësor për këtë parti politike që synon zgjerimin e demokracisë së brendshme, forcon rolin e anëtarësisë në vendimmarrje.

“Në mbledhjen e Kryesisë do të kërkoj që Manifesti Politik për Ringritjen e PD të konsiderohet si dokument politik bazë për ndryshimet statutore që do t’i paraqiten Kuvendit Kombëtar. Manifesti Politik propozon një shndërrimi rrënjësor në PD.

Zgjeron demokracinë e brendshme, forcon rolin e anëtarësisë në vendimmarrje, garanton karrierën dhe mbi të gjitha krijon terrenin për cdo iniciative politike. Ne duhet të ndërtojmë një PD të pastër, të hapur, të bashkuar dhe fituese”, u shpreh Kadilli./albeu.com

Shtuar 18.06.2021 10:01