Ju kanë bllokuar mjete lundruese dhe detare, pronarët në protestë: Po na penalizojnë, është mesi i sezonit

Pronar dhe administrator të mjeteve lundruese dhe detare protestë përpara policisë kufitare në Vlorë.

Protestojnë për bllokimin e lundrimit të mjeteve lundruese pikërisht në kulmin e sezonit turistik.

Sipas tyre mjetet dhe lundrimi po bllokohen pa arsye për shkak të një aksidenti Ata kanë të rregullta dokumentet paguajnë taksa dhe sigurime shoqërore.

Siç tregojnë dokumentet e tyre janë verifikuar kanë dalë të rregullta dhe sërish ata nuk janë lejuar të lundrojnë.

Gjithashtu pronarët e mjeteve tregojnë se bllokimi i tyre në kulmin e sezonit turistik i penalizon këta të fundit pasi kanë taksa dhe fatura për të paguar dhe s’ia dalin dot ti paguajnë Janë kredimarrës dhe e kanë lakun në fyt nëse nuk punojnë