Joshte të rinjtë dhe i digjte në oborr, kjo është gruaja më e rrezikshme në botë! (FOTO LAJM)

Sheila LaBarre, historia e një gruaja e cila vrau dy të dashurit e saj dhe trupat e tyre i dogji dhe i fshehu në fermërn e saj.

Sheila, një grua në dukje e ëmbël, simpatike, dhe shumë e shoqërueshme, është dënuar me dy burgime të përjetshëm pasi është vërtetuar se ka vrarë brutalisht dy të dashurit e saj, adoleshentë, Kenneth Countie dhe Micheal DeLoge.

Gruaja ka deklaruar se ishte një ëngjëll mbi tokë dhe se ishte rikthyer për të dënuar pedofilët, gjë që e bënte atë “Zot” dhe i përligjte tek ajo, krimet makabre.

Të dy viktimat ranë pre e “dashurisë së saj” fillestare, duke u zhvendosur në fermën e saj.

Pas zhvendosjes, Sheila i vriste ata, trupat ua digjte në oborr dhe i groposte pjesët në fermë.

Si i manipulonte të rinjtë:

Sheila ishte një grua shumë e pasur, pasi u martua me një të moshuar miliarder, i cili ndërroi jetë dhe e gjithë prona dhe të ardhurat i kaluan asaj.

Viktima e parë ishte një djalë i ri, Kenneth Countie, të cilin e pikasi në një faqe takimesh. Ai ishte sa gjysma e moshës së Sheilës.

Fillimisht ajo bëri që ai të shkëpuste lidhjet familjare, e zhvendosi në shtëpinë e tij dhe e izoloi nga cdo njeri.

Fotoja e fundit e të riut ishte ajo që prindërit i shkrepën pak para tragjedisë në një supermarket, ku ai ishte i mbuluar nga shenjat e dhunës dhe në karrocë.

Vetëm 5 ditë më vonë, vetë Sheila telefonoi policinë duke deklaruar se i riu ishte larguar nga shtëpia pasi ai ishte pedofil.

Të habitur mbi telefonatën, policia u shfaq në shtëpinë e saj ku kishte ndodhur horrori.

Kur arritën në shtëpinë e saj, në oborr gjetën një grumbull të madh zjarri, ku policët vunë re copa mishi dhe kockash, pa ditur saktësisht çfarë ka ndodhur në atë fermë.

Të detyruar, policët u larguan për t’u kthyer me një urdhër nga gjykata, por shumë vonë, Sheila kishte fshehur çdo gjurmë.

Por jo vetëm kaq. Gjatë kontrollit në banesën e Sheilas u gjet edhe një certifikatë të një tjetër të riu, Mike Deloge. 

 

Kush ishte Mike Deloge?

Një tjetër i ri i cili ishte larguar nga shtëpia dhe jetonte një një strehë për të pastrehët. Ky ishte vendi ku Sheila njohu të riun, dhe i propozoi “punë”.

Ajo e ftoi atë në shtëpinë e saj të punonte dhe të jetonte me të, në mënyrë që të kujdesej për fermën.

Mes tyre dyshohet se nisi një lidhje intime që përfundoi në tragjedi. Sërish Sheila deklaroi se Deloge ishte pedolif dhe se ajo kishte prova për këtë. Fati i të riut përfundoi në horror ndërkohë kockat e tij u groposën në fermën e madhe në këtë zonë.

Pavarësisht se ajo është dënuar për vetëm 2 vrasje, dyshohet se nuk janë të vetmit  krime.   Ajo kishte një plan perfekt nga joshja deri në vrasjen mizore, gjë që bën policët amerikane të mendojnë se femra e saj mund të jetë e mbushur me kufoma të rinjsh. /albeu.com/

 


Shtuar 6.09.2021 10:52