“Janë bërë mbretër”, Ylli Manjani bën deklaratën e fortë: Po ju rrëfej çfarë i mungon vendit

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale në lidhje me zhvillimet e fundit politike që po ndodhin në vendin tonë.

Manjani shprehet se gjithçka ndodh për faktin se në vendin tonë mungon alternativa dhe prandaj politikanët tanë sillen si mbretër.

Postimi i plotë:

Ajo që mungon është ALTERNATIVA!

Padyshim.

Përse sillen si mbretër këta që sundojnë? Përse fitojnë gjithmonë zgjedhjet?

Përse dhunojnë njerëzit pa iu hyrë gjëmb në këmbë?

Përse shesin pasurinë publike sikur ta kenë të veten?

Përse e kërkojnë dhe e marrin nën kontroll me lehtësi çdo institucion?

Përse e përse e përse…????

Sepse përballë tyre nuk ka një alternativë politike.

Alternativat përballë tyre janë po ato që kanë qenë. Asgjë nuk ka ndyshuar. sundimtarët arroganto ua kanë pirë lëngun. I njohin mirë dhe i neutralizojnë sukseshëm.

Alternativën zyrtare e kanë blerë dhe e ruajnë policë për fasadë politike. Alternativat e tjera i përçajnë e i degdisin në asgjë.

Shoqëria nuk prodhon gjë tjetër. Rregullat janë të mbyllura. Partitë të blinduara. Kush guxon të sfidojë rregullat dhe partitë e hanë të gjallë. Tifozët politikë në radhë të parë, por edhe partitë e rregullat e tyre të mbyllura. Policët e shtetit janë përmbarues të partisë që sundon.

Partia në pushtet i ka të gjitha në dorë.

Ndaj këta sundojnë. Iu është mbushur mendja se i kanë koqet prej hekuri. Ndoshta edhe i kanë!? Duhet ti kenë sepse nuk kanë lidhje me njerëzoren…

Ndërsa ne persihatemi në FB duke u marrë me Erionin, Lulin, Ramën, Metën, Berishën, Monikën. Kush ja futi e kush ja qiti kujt!!!

Gjithçka mbrapsht! Shohim nga e shkuara me mendimin fiks “sa mirë ishim kur ishim keq”… Të rinjtë janë më të tmerrshëm në fakt. Super mashtrues. Shihni Erin dhe Lulin e gjeni dallimin..!

Pfffff merremi me këto emra e me të shkuarën ndërkohë që ata kanë një jetë aty ku janë…

Asgjë e re!

Asnjë Alternativë!

Vetëm tifozllëk.

Ata sundojnë, ne kritikojmë koqet e sundimtarëve…

Ndoshta, kalorsve tanë nuk u duhet qarë halli se si e ku iu varen hallatet./albeu.com/

Duhet menduar ALTERNATIVA.

Përndryshe skemi gjë në terezi..!/albeu.com/

Shtuar 25.01.2022 10:04