Luajti me dhimbje në stomak, Nadal kalon në gjysmëfinalen e Australian Open

Rafael Nadal ka treguar edhe një herë shpirt të madh luftarak, i cili e ka karakterizuar karrierën e tij, për t’i tejkaluar telashet fizike dhe për ta mposhtur Denis Shapovalovin në çerekfinale të Australian Open.

Tenisti spanjoll Nadal fitoi 6-3 6-4 4-6 3-6 6-3, pavarësisht se u përballë me telashe fizike në setin e katërt.

Nadal, i cili titullin e vetëm në Melbourne e kishte fituar më 2009, pati nevojë për ilaçe për t’i ndalur dhimbjet e stomakut.

34-vjeçari do të përballet me  Matteo Berrettini apo Gael Monfils në gjysmëfinale.

Italiani Berrettini dhe francezi Monfils do të takohen në çerekfinale sot më vonë.

Pas ndeshjes, Nadal tha “Nuk e di as vetë si ia dola të fitoj”, në Melbourne ku temperatura shkoi deri në 30C.

“Isha plotësisht i shkatërruar. Ishte një ditë e vështirë, shumë nxehtë, nuk kisha ushtruar për këtë”, tha Nadal.

Në mungesë të të dëbuarit nga Australia Novak Djokovic dhe të të lënduarit Roger Federer, Nadal mund t’i tejkalojë ata në garë për më së shumti tituj grand slam, nëse fiton në Australi.

Shtuar 25.01.2022 10:06