Mes ngricës, mjeku Tritan Kalo bën apelin e fortë: Fatkeqët flenë jashtë, politiqenët zihen për para (FOTO LAJM)

Gjatë dy ditëve të fundit temperaturat në vendin tonë kanë rënë ndjeshëm, duke sjellë edhe reshje dëbore e ngrica në zona të caktuara.

Mjeku i njohur Tritan Kalo është shprehur se shteti duhet të ndihmojë të pastrehët, pasi është e vështirë që ata t’i kalojnë jashtë këto ditë të vështira.

Kalo ka postuar ditën e sotme një fotografi në Facebook-un e tij, ku duken dy persona të pastrehë të cilët e kanë kaluar natën jashtë.

Mjeku thotë se fotoja është bërë pranë Bibliotekës ‘Musine Kokalari’ në Tiranë, pranë shkallëve, aty ku dy personat kaluan natën më të ftohtë të këtij dimri.

Krahas fotos Kalo shkruan se në këto kohë covidiane dhe me të ftohta, ndërsa pushtetarët marrin nga buxheti i shtetit, qytetarë të këtij vendi nuk kanë as ku të strehohen.

Postimi i plotë:

Kohë kovidiane….25.01.2022…Mbrëmë dhe sot 24 orëshi më i ftohtë i këtij dimri…Ndërkohë që “lukunia pusht-shtetbërëse” çirret për DREJTËSI e VIJOJNË shqyerjen e “tortës buxhetore”, qytetarë të saj e kalojnë acarin e natës në kushtet e mëposhtëme….

MENDONI e veproni edhe për ta….Vëndi ku janë “strehuar” është ngjitur me shkallën ku ka lindur KM ynë, pranë Bibliotekës “Musine Kokalari”, Pallati 18. Shk 1, në Bulevardin “Zhan D’Ark”….31 vite “qenëzënie” për prona, para e pasuri të pa trashguara dhe të pa merituara, nga JU të gjithë “politiqenët” tanë të të gjitha ngjyrave partiake, që për Atdhe e Komb keni vetëm çifliqet tuaja….KURRË mos haroni se edhe ata, e jo vetëm, janë bijë e bija të këtij vëndi….Janë vëllezërit e motrat tona….

Quo vadis Shqipëria ime e këndej Drinit?!?/albeu.com/


Shtuar 25.01.2022 09:55