Iu kapën mijëra paund në Durrës, dëshmon shoferi i arrestuar: Të japë llogari pronari i fugonëve!

Olsi Sefolli, 21-vjeçari i kapur me mbi 120 mijë paund në portin e Durrësit. I riu ra në prangat e policisë dhe akuzohet për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe “Kontrabanda me mallra të tjerë”.

Në dëshminë e tij ai ka thënë: “Të japë llogari pronari i fugonëve. Unë përgjigjem për pakot dhe gjithçka që është e dukshme. Nga ta di unë se çfarë është fshehur. Unë paguhem me rrugë, nuk kam rrogë fikse.

Policia ka kontaktuar edhe pronarin në Angli, Guxim Sefolli, dhe ka deklaruar se nuk kam asnjë dijeni./albeu.com


Shtuar 20.05.2021 10:39