SHBA i vuri “vizën” Sali Berishës, Kujtim Gjuzi habit me kërkesën në Kuvend: Jam i shqetësuar!

Ditën e djeshme SHBA deklaroi publikisht se ka shpallur “non grata” ish-kryeministrin  Sali Berisha dhe familjen e tij për korrupsion gjatë qeverisjes së tij.

Sot, seanca plenare ka nisur me një kërkesë të Kujtim Gjuzit i cili ka dashur që të marrë një informacion më të detajuar për situatën aktuale. Por kërkesa e Gjuzit është refuzuar prerë nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

BISEDA:

Kujtim Gjuzi: Në këtë koncept jam i shqetësuar për të marrë një informacion më të detajuar me të gjerë në lidhje me situatën. Nëse mund të publikoni një kërkesë për paraqitjen e Sali Berishës për akuzën që ka bërë ndaj Xhorxh Sorosit për veprimet e tij të dyshimta në Beograd.

Ruçi: Faleminderit zoti Gjuzi, lidhur me kërkesën tuaj, ne nuk mund të bëjmë një interpelancë me ish kryeministra dhe as me presidentë. /albeu.com/

 

Shtuar 20.05.2021 10:39