I hapet rruga vaksinës ruse dhe kineze në Shqipëri

Komisioni Parlamentar i Ligjeve miratoi pa debate dy aktet normative që autorizojnë qeverinë të zhvillojë negociata për blerjen e vaksinave ruse dhe kineze si edhe përdorimin e tyre në popullatë.

Sipas akteve të miratuara, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, dhe Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, mund të negociojnë me vende që prodhojnë vaksina të pacertifikuara nga Administrata për Ushqimin dhe Barnat të SHBA, apo nga Agjencia Europiane e Barnave, duke hequr klauzolat e mëparshme ligjore që ndalonte përdorimin e këtyre vaksinave, bën të ditur Syri.


Shtuar 18.03.2021 13:25