Njerëz që e gjykonin pse nuk mban zi, Jona Spahiu rrëfen momentin e ndarjes nga jeta të babait

Jona Spahiu ka qenë njëra prej protagonisteve të mbrëmjes së djeshme në programin “E ardhmja është vajzë”, nga Ermira Causholli. Ajo ka treguar detaje nga jeta e saj, si historitë e suksesit, sfidat që ka kaluar dhe momentin më të trishtë të jetës.

Pikërisht në rubrikën “Në Mundsh”, ku protagonistet flasin për vështirsinë e jetës, Jona ka treguar për ndarjen nga jeta të babait të saj, edhe pse prej kohësh moderatorja të tilla rrëfime nuk i ka bërë, pasi i dukej sikur kërkonte një ndjenjë mëshire të panevojshme. Megjithatë, Spahiu tha se i ati është larguar nga jeta kur ajo ka qenë 18 vjeç, ndërsa fakti që në kohën e komunizmit ka bërë 24 vite burg politik, e nxiste që të ishte i pranishëm për familjen e tij 1 milionë %.

Jona tregoi se ai ishte ndarë nga jeta për shkak të një ishemie të dytë, ndërsa një episod i ngjashëm i kishte ndodhur 2 vite më parë, gjë që nuk e kishte ndaluar të ringrihej dhe të frymëzonte vajzat e tij.  Kur i kishte ndodhur episodi fatal, moderatorja tregon se kishte bërë gjithçka që t’i merrte një mjek neurolog për ta ndihmuar:

“Mjekët e urgjencës thanë se ishte një helmim i thjeshtë, por unë e dija që diçka nuk shkonte dhe kam shkuar në neurologë të ndryshëm, për ta marrë njërin në shtëpi. Unë me këmbëngulje e mora doktorin vetë, me taksi, dhe ai me një cinizëm që nuk e kam kuptuar kurrë, na tha që gjithçka do të shkojë mirë, për një njeri që të nesërmen vdiq”.

Duke u përballur me një humbje kaq të madhe, bashkë me mamanë dhe motrën, Jona tha se iu desh të përballej edhe me komentet pas rikthimjt vetëm pas 1 jave në televizion, se përse nuk mbante të veshura rrobat e zeza. E pavarësisht të gjjthave, moderatorja thotë se kjo vështirësi kishte bërë që të gjente një forcë të cilën nuk mendonte se e kishte për të përballuar gjërat.

Shtuar 18.03.2021 01:03