Italia identifikon 2 rastet e para të variantit indian të Covid-19

Italia ka konfirmuar dy rastet e para të variantit Indian. Luca Zaia, guvernator i rajonit verior të Venetos, tha se rastet u zbuluan në fshatin Bassano dhe bëhet fjalë për një baba dhe vajzën e tij që kishin udhëtuar në Indi.

Të dielën, Italia ndaloi hyrjen në vend të udhëtarëve që kishin udhëtuar në Indi  gjatë 14 ditëve të  fundit. Banorët italianë që kthehen nga India duhet të bëjnë një test për Covid-19 gjatë nisjes dhe pas mbërritjes në Itali dhe duhet të karantinohen për 14 ditë.

Italia ka regjistruar 3,971,114 raste dhe 119,539 që nga fillimi i pandemisë.


Shtuar 27.04.2021 10:32