E FUNDIT/ Mbyllet numërimi në 9 qarqe: Rama siguron 73 mandate, veriu besnik i PD, LSI “zhduket”

Procesi  i numërimit në disa qarqe të vendit është mbyllur dhe PS ka fituar bindshëm në disa prej tyre, ndërsa veriu, i cili është konsideruar si bastion i PD-së, i ka qëndruar besnik edhe në këto palë zgjedhje.

Qarqet që ka marrë PS janë Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, Berat dhe Fier.

Elbasan- PS siguron 8 deputetë, PD siguron 6

Vlorë- PS siguron 8 deputetë, PD siguron 4

Gjirokastër- PS siguron 3 deputetë, PD siguron 1

Berat- PS siguron 5 deputetë, PD siguron 2 deputetë

Fier- PS siguron 9 deputetë, PD siguron 6 deputetë, LSI siguron 1 deputet

Ndërsa PD ka dalë fituese Lezhë, Dibër, Kukës dhe Shkodra.

Lezhë– PD siguron 4 deputetë, PS siguron 3 deputetë

Dibër– PD siguron 3 deputetë, PS siguron 2 deputetë

Kukës– PD siguron 2 deputetë, PS siguron 1 deputet

Shkodër- PD siguron 5 deputetë, PS siguron 3 deputetë, LSI siguron një deputet dhe PSD siguron 2 deputetë