Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë, ku një emigrant sirian ka shkuar në një park dhe ka sulmuar me thikë fëmijët, duke i terrorizuar.
Mediet e huaja shkruajnë se nga sulmi me thikë kanë mbetur të plagosur 3 fëmijë dhe një i rritur. Ata ndodhen në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore, ndërsa raportohet se janë në gjendje të rëndë shëndëtsore.
#Annecy le secteur du Paquier est toujours bloqué, grosse confusion aux alentours, beaucoup de passants interloqués. Un second hélicoptère des secours arrive sur place pic.twitter.com/hh61DRjPAZ
— L’Essor Savoyard (@lessorsavoyard) June 8, 2023
Autoritet kanë arritur të neutralizojnë autorin, 45 vjeç. Mësohet se në park ndodheshin fëmijë të moshave 3 deri në pesë vjeç, të cilët kishin shkuar atje për ekskursion.
Deputeti francez Antoine Armand e përshkroi sulmin si “të neveritshëm” dhe tha se autoritetet po e hetojnë rastin. Kryeministrja franceze, Élisabeth Borne, është nisur për në vendngjarje./albeu.com/