Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është takuar me deputeten me origjinë shqiptare në Parlamentin e Ljubljanës, Ganimet Shala.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta thotë se ajo është përfaqësuese e denjë e komunitetit tonë të mrekullueshëm shqiptar në Slloveni.
“Kënaqësi të takohesha me deputeten tonë në Parlamentin e Ljubljanës, znj. Ganimet Shala, përfaqësuese e denjë e komunitetit tonë të mrekullueshëm shqiptar në Slloveni”, shkruan Meta.
Me herët Ilir Meta është takuar edhe me ish-presidentin slloven në Lubjanë, Borut Pahor, i cili sipas kreut të PL-së, është një avokat i paepur i integrimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.