Presidenti Ilir Meta ka sulmuar ashpër mbrëmjen e sotme kryetarin e opozitës Lulzim basha të cilin jo vetëm e quajti atë një gënjeshtar por nxorri detaje nga bisedat e tyre dhe ato që ai i quajti përgjërime.
Duke iu referuar protestës së 8 qershorit dhe mos marrjes pjesë në zgjedhje, Meta zbuloi një takim mes tyre ku dy politikanët gjendeshin në Gjermani.
Të lidhura
None found
Sipas Presidentit Basha iu është lutur me lot në sy duke i kërkuar atij të shtyjë zgjedhjet dhe të ndalojë protestën e 8 qershorit të thirrur nga vetë kryedemokrati.
Ilir Meta: Presidenti i Republikës gjendej në Gjermani, vizitë e planifikuar prej kohësh aty ku erdhi edhe kreu i PD, Lulzim Basha dhe iu lutur Presidentit të Republikës, duke iu përgjëruar me lot në sy që të anullonte protestën e opozitës në 8 qershor dhe të shtyente zgjedhjet.
Kjo sepse sipas Bashës protesta e zhvilluar nga ai do të angravonte në dhunë dhe nuk e kontrollonte dot më popullin opozitar dhe se ai vetë, Lulzim Basha do të ishte përgjegjësi kryesor për pasojat e dhunës që do të ndodhnin.
I trembur nga populli opozitar pasi e gënjente duke deklaruar se me 8 qershor do të bëhej hataja, Lulzim Basha iu ul në gjunjë presidentit duke iu lutur ta anullonte dhe të shtynte zgjedhjet përpara mitingut të 8 qershorit.
Ai më kërkoi që kjo të ndodhte nga Gjermania ku ndodhesha për vizitë./albeu.com/
