Zidane tek PSG për t’i hapur rrugën Pochettino-s në Mancehster?

Manchester United ka mbetur pa trajner pas ndarjes me Ole Gunnar Solskjaer pas një humbjeje tjetër poshtëruese gjatë fundjavës, 4-1 ndaj Watford. Ndërsa ata janë në kërkim të një zëvendësuesi, një numër trajnerësh në mbarë Evropën janë emëruar si kandidatë të mundshëm.

Erik ten Hag i Ajax-it hodhi “ujë të ftohtë” në raportet që e lidhin atë me vendin e lirë në Old Trafford dhe Zinedine Zidane nuk ka gjasa pasi gruaja e tij heziton të jetojë në veri të Anglisë. Tani, ka pasur sugjerime se shkarkimi i Solskjaer mund të shkaktojë një reaksion zinxhir nëpër Evropë, me Mauricio Pochettino që i bashkohet United dhe Zidane zë vendin e tij në Parc des Princes.

Ish-trajneri ikonë, Alex Ferguson është i etur për idenë që Manchester United të emërojë Pochettino, ndërsa PSG e ka pasur gjithmonë Zidane në mendje si dikë që do të dëshironin ta shihnin një ditë për të marrë drejtimin e kryeqytetit francez. Por operacioni nuk do të jetë i lehtë, veçanërisht me fazën e grupeve të Champions League ende në vazhdim. Ekziston një ide në dhomën e zhveshjes së Paris Saint-Germain, siç ka mësuar MARCA, se ardhja e Zidane është e pashmangshme në Paris. Emri i tij është përmendur edhe gjatë bisedave mes lojtarëve. Ata e dinë se çfarë po ndodh në klub dhe po ndjejnë se diçka mund të ndodhë tani.

Ish-trajneri i Tottenhamit është një nga emrat që është lidhur me ardhjen në Old Trafford dhe shumë klube janë të interesuara për të pas punës së tij në Londër. Për momentin, argjentinasi po përpiqet të balancojë shumë gjëra në Paris dhe të marrë maksimumin nga një skuadër e mbushur me yje, ndërkohë që duhet të menaxhojë spekulimet rreth të ardhmes së Kylian Mbappe, rikthimin e Sergio Ramos dhe ardhjen e Lionel Messit.

Tani, Manchester United ka sërish një vend të lirë dhe Pochettino është me interes për ta. Mund të mos jetë koha ideale, por gjëra më të çuditshme kanë ndodhur në futboll./h.ll/albeu.com


Shtuar 22.11.2021 18:16