LIVE/ Ilir Meta i përgjigjet flakë për flakë Lulzim Bashës: Gënjeshtar, ja provat!

Presidenti Ilir Meta po mban në këto momente një deklaratë për shtyp ku po flet në lidhje me situatën e fundit politike në Shqipëri dhe akuzat e bëra ndaj tij nga kreu i PD, Lulzim Basha.

Me tone të ashpra dhe fakti, siç i quan Presidenti Meta, ai e quan Lulzim Bashën një gënjeshtar i cili nuk mori pjesë në zgjedhjet e 30 Qershorit, pasojat e këtij veprimi po i vuajnë sot shqiptarët.

ILIR META: Presidenti gjithmonë ka zgjedhur mënyrën e transparencës vetëm duke bërë publike faktet transparente dhe të mirë të dokumentuara. Sic edhe mund ta keni ndjekur Lulzim Basha në daljet publike të radhës pas shpikjes së Trekëndëshit të Bermudës është shprehur se ai paska ofruar gjithë mbështetjen e tij presidentit të Republikës në këto vitet e fundit, kjo është një gënjeshtër e madhe.

Do të ndaj me ju disa fakte që lidhjen me një problem të rëndë institucional për cdo qytetar të Republikës së Shqipërisë që  i ndjejnë pasojat e këtij vendimi: për mosmarrjen pjesë në zgjedhjet 30 qershorit 2019.

Presidenti kishte caktuar datën 30 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve të pushtetit vendor dhe sa më shumë afrohej data aq më shumë shtohej tensioni mes forcave politike, dhe dukej qartë që palët politike akuzonin njëri tjetrin  si burim të dhunës./albeu.com/

 


Shtuar 22.11.2021 17:46