Për herë të par ish-ministri Xhafaj ka rrëfyer debatet më të ashpra me kryeministrin Rama.
Xhafaj thotë se ka një njohje të gjatë me kryeministrin Edi Rama dhe se deri në momentin që ka drejtuar Ministrinë e Brendshme kishte një marrëdhënie shumë të afërt, ndërsa tani e konsideroi të shëndetshme.
Fjala e Xhafajt:
Kemi pasur një marrëdhënie pune shumë të afërt me zotin Rama deri ditën që kam qenë ministër të brendshëm. U largova nga detyra e ministrit me vullnetin tim të lirë. kam bërë një deklaratë publike.
Unë jam këtu tani, kemi filluar betejën për mandatin e tretë. Në këto 2 vjet marrëdhëniet tona kanë qenë marrëdhënie midis kryetarit të partisë, kryeministrit dhe një deputeti të PS. Midis meje dhe zotit Rama ka shumë gjëra që na bashkojnë, si pjesë të PS. Ka dhe gjëra që në moment të caktuara na kanë ndarë.
Me zotin Rama kam pasur debate në 2009, 2017, 2019 lidhur me listën e kandidatëve të PS, për emrat, për mënyrën se si mund të trajtoheshin. Është normale. Do ishte absurde nëse do fliste vetëm zoti Rama dhe ne të heshtnim. Nuk është në të mirë të demokracisë së brendshme në parti. Unë bëj pjesë në njerëzit që sa herë ka menduar se duhet ta thotë një gjë, e kam thënë.
I ka pëlqyer apo jo zotit Rama ka qenë e parëndësishme dhe kjo nuk e ka ndikuar marrëdhënien tona. Kam pas debate dhe jam bërë ministër më mbrapa.
Në 2021 nuk kishte arsye për debat dhe nuk bëra, siç ju thashë nuk kam bërë kurrë debat për ambiciet e mia personale, por për gjëra parimore. Ka qenë një marrëdhënie e shëndetshme në funksion të forcimit të demokracisë së brendshme në PS. Kjo nuk e ka penguar as zotin Rama, as mua.