I ftuar në emisionin “Prime News24”, analisti Erl Murati foli për akuzat ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe mënyrën si kanë reaguar qeveria dhe SPAK-u. Ai kërkoi sqarime për qëndrimet e tyre në këtë çështje.
Murati vuri në dukje se kryeministri nuk ka folur për Ballukun me të njëjtat shprehje që ka përdorur më parë për zyrtarë të tjerë, duke iu referuar frazës se dikush “ha kumbulla pas shpine”.
Të lidhura
None found
Analisti ngriti gjithashtu shqetësimin për faktin se ndaj Ballukut nuk është vendosur asnjë masë sigurie. Sipas tij, nëse ka prova të reja dhe rrezik që të ndikohet te dëshmitarët, organet e drejtësisë duhet të veprojnë në përputhje me ligjin.
“Minimalisht duhet të zbatohet ligji dhe duhet të ketë një masë sigurie. As detyrim paraqitjeje, as arrest shtëpie nuk ka”, tha Murati në “Prime News24”.
Ai shtoi se, nëse prokuroria ka ndjekur standarde të ndryshme në raste të ngjashme, duhet të bëjë transparente arsyet e vendimmarrjes.
“Fakti që ka treguar dy standarde në sjellje, prokuroria duhet të bëjë transparencë, minimalisht”, deklaroi analisti.






