Historia e trishtë e gruas: Në 5 vite martesë, një natë fjetëm bashkë!

Edmira Allamani nga Tropoja trondit me rrëfimin e jetës në emisionin “Pa Gjurmë” në Report TV, kur shpërthen në lot teksa tregon dhunën barbare që ish-bashkëshorti ushtronte mbi të. Një histori që trondit, ajo e një babai shunues që nuk kursen as fëmijën e tij.

“U martova pa dashuri me një djalë nga Burreli. Kam vuajtur që ditën e parë të martesës, pasi familja e burrit më mashtruan për njeriun e jetës. Pas dy javësh zbulova se ai kishte probleme shëndetësore dhe me alkoolin. Babi i tij nxitoi të na martonte, sepse i dinte problemet e të birit. Ai ishte shumë agresiv dhe në katër pesë vite martesë, një natë kemi kaluar bashkë. Kurrë nuk është mjekuar për sëmundjen e tij. Punonte dhe lekët ia jepte nënës. Unë jam trajtuar si objekt në këtë martesë”, shprehet 33-vjeçarja.

Shtatori i vitit 2018 do të arrinte kulmin me momentin më të vështirë të nënës dhe vogëlushit, të cilët i shpëtuan vdekjes duke u larguar përgjithnjë nga ai ferr. I ati nuk e deshi kurrë të birin duke mos kursyer mbi të as shkelmin në kraharor.

Shkoja në punë me shenja dhunë në fytyrë. Nën efektin e alkoolit më dhunonte shumë herë. Me 16 shtator të vitit 2018 e kam denoncuar për herë të parë, pasi vuri dorë mbi djalin e sëmurë. Isha vetëm me djalin, kur pasi na kyçi në dhomë filloi të na dhunonte. Shpesh më linte edhe pa ngrënë. Ai hante darkë me familjarët e vet, unë në errësirë me djalin”.

Arri kulmin çdo gjë një nga ditët kur po ushqeja djalin me gji. Ai ma mori nga krahët dhe e hodhi përtokë, duke i vëndosur këmbën mbi kraharor. Vrapova për të marrë djalin dhe ia mbatha nga ballkoni. Që nga ai moment nuk u ktheva më në atë shtëpi.

33 vjeçarja iu drejtua emisionit “Pa Gjurmë” me një apel për ndihmë, për të birin 4-vjeçar me spektrin autik.

“Djali është 4 vjeç dhe ka nevojë për terapi. Shtëpi nuk kam dhe dhoma ku jetoj është thuajse e pabanueshme. Gëzimi im më i madh ka qenë dita kur u bëra nënë. Djali sa herë stresohet mbulohet me gjak nga hundët. Jam pa rrugëzgjidhje. Atij i mungon dashuria e babait, jo paratë e tij. Dua ta shoh fëmijën të gëzuar si të tjerët”, shprehet Edmira Allamani. /reporttv


Shtuar 22.03.2021 22:25