Izraeli ka bërë një njoftim të ri për banorët e Gazës në Khan Younis në jug të territorit që të largohen edhe prej atij vendi duke shkuar më në Perëndim.
Mbrëmë, Mark Regev,këshilltar i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu i tha MSNBC se Izraeli po u kërkonte banorëve të zhvendoseshin, por shtoi: “E di që nuk është e lehtë për ta. por ne nuk duam të shohim civilë që mbeten brenda zonave ku ka luftime”.
Mijëra banorë të Gazas u larguan nga veriu në zonat jugore, duke përfshirë Khan Younis, pasi u urdhëruan të largoheshin. Por edhe jugu ka vazhduar të jetë nën bombardimet izraelite.
Paralajmërimi i dytë: Ikni nga Khan Younis!
Tre ditë pasi Izraeli hodhi fletëpalosje për të paralajmëruar njerëzit që të largoheshin nga Khan Younis, një tjetër paralajmërim për të evakuuar qytetin është lëshuar.
Khan Younis është qyteti më i madh në Gazën jugore – ku qindra mijëra njerëz u larguan pasi iu tha të evakuonin veriun.
Ndërsa kriza humanitare po përkeqësohet në qytetin e mbushur plot, paralajmërimet e Izraelit sugjeruan se operacionet ushtarake atje ishin të pashmangshme.
Mark Regev, një këshilltar i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, u tha mediave amerikane ndërsa trupat izraelite do të duhej të shkonin në qytet për të shkatërruar tunelet dhe bunkerët e Hamasit, banorët në Khan Younis mund të lëviznin në perëndim, “Aty ku shpresojmë se do të ketë tenda dhe një spital”.
“Jam shumë i sigurt se ata nuk do të duhet të lëvizin më” nëse lëvizin në perëndim, tha ai. /albeu.com