Ibsen Elezi dorëzon kandidaturën për kryetar të PD: Të hënën Basha nuk duhet të jetë në zyrë

Ibsen Elezi ka dorëzuar pranë selisë blu kandidaturën e tij për kryetar të PD-së. Pas dorëzitmit të kandidaturës, në një pronocim për mediat ai ka thënë se, çdo kandidat duhet të ketë kontroll mbi procesin zgjedhor, ky është parim themelor.

Ai gjithashtu tha se, shanse të barabarta do të thotë që të hënën Lulzim Basha të mos jetë më në zyrën e selisë së PD-së.

“Kandidatura ime nuk ishte vetëm çështje personale por ishte një bisedë në grup. Referuar normave bazike të demokracisë neni 10 i jep të drejtën çdokujt të kandidojë. Prandaj unë i jam drejtuar çdo kandidati të marrë kurajo dhe të kandidojë. E dyta është një element shumë bazik që garanton konkurencës, parim i kokurencës i cili garanton çdo kandidati barazi dhe transparencë. Këto janë element shumë të rëndësishme që vlejnë për komisionin dhe gjithë strukturën demokratike.  Unë dua t’ju kujtoj të gjithë drejtuesve të strukturave që të administrohet një proces zgjedhor ku vota të konsiderohet e paprekshme. Në qoftë se edhe një rast i vetëm manipulimi ndodh do të ulë imazhin e Partisë Demokratike. Çdo kandidat duhet të ketë kontroll mbi procesin zgjedhor, ky është parim themelor. Nëse sot jemi në betejë me Ramën i cili ka arritur të cënojë procesin zgjedhor nuk duhet të japim këtë shembull brenda partisë tonë. Shanset e barabarta do të thotë që ditën e hënë Lulzim Basha mos jetë në zyrën sipër”, tha ai.

Kujtojmë se kandidaturën për kryetar të PD e kanë dorëzuar zyrtarisht  edhe demokratë të tjerë. Ata janë: Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Lulzim Basha. Pritet që sot ta dorëzojë edhe Lisandër Hoxha./albeu.com

 

 

 

 


Shtuar 22.05.2021 11:40