I vranë bashkëshortin para syve, zbardhet dëshmia e Silvana Çakës

Mbrëmjen e djeshme në Elbasan u vra me disa pumba Everest Çaka. Sot është zbardhur dëshmia e bashkëshortes së tij e cila ndodhej në makinë dhe mori vetëm një plumb në krahë.

Ajo ka deklaruar se vrasësi iu afrua xhamit të makinës nga ana e shoferit dhe e qëlluan me plumba në qafë dhe gjoks. Silvana tha se doli menjhëherë nga makina për të kërkuar ndihmë.

“Menduam se u përfshimë në aksident. Pasi na goditi një makinë nga pas, ndaluam. Menjëherë bashkëshortin e qëlluan me breshëri .

Vrasësi erdhi dhe qëlloi ngjitur xhamin e hapur nga ana e shoferit. E bënë shoshë nga plumbat nga qafa dhe në gjoks. Një plumb më goditi në krah. Dola menjëherë dhe thirra për ndihmë. E kuptova që goditja nga pas e makinës ishte rrengu i mirëmenduar i vrasësve që na kishin zënë pritë”, deklaroi bashkëshortja e viktimës, Silvana Çeka./albeu.com

 

 

Shtuar 12.05.2021 10:05