I veshur si ushtar, Boris Johnson zhvillon stërvitje me trupat ukrainase (VIDEO)

Kryeministri në largim Boris Johnson ka vizituar trupat ukrainase që po trajnohen nga Britania e Madhe. Në një video të shpërndarë nga llogaria e tij zyrtare, kryeministri shihet me një veshje kamuflazhi dhe kufje taktike teksa provon një shumëllojshmëri armësh nën syrin vigjilent të komandantëve britanikë, sipas Daily Mail.

Vizita e tij erdhi vetëm disa ditë pasi ai ra dakord të jepte dorëheqjen pas një vale dorëheqjesh dhe skandalit të Chris Pincher, duke nxitur një betejë të hidhur për udhëheqjen konservatore.

“Këtë javë vizitova trupat ukrainase që stërviteshin nga Forcat e Armatosura Britanike në North Yorkshire. Mbretëria e Bashkuar është e përkushtuar të bëjë gjithçka që mundet për të ndihmuar Ukrainën të vazhdojë të zmbrapsë agresionin rus,” tha Johnson.