I shpëtoi zjarreve por e vrau i biri: E vrava se nuk po më njihte më

48-vjeçari që i mori jetën nënës së tij ditën e djeshme në Greqi, dha arsyet e veta për krimin makabër.

Ai u shpreh se e vrau të ëmën për arsyen e vetme se ajo nuk po e njihte më pasi vuante nga një sëmundje e rëndë mendore.

Ai shtoi se nuk e shihte dot në atë gjendje dhe mënyra e vetme sipas tij për ta shpëtuar ishte që ta vriste. Për të kryer krimin, vrasësi përdori thikën që gjeti në kuzhinë duke e sulmuar në fyt.

Pas krimit makabër 48-vjeçari mori në telefon policinë dhe tha: “Unë e vrava nënën time”.

Kujtojmë se e moshuara ishte shpëtuar nga zjarrfikësit pas zjarreve që kërcënuan banesën e saj gjatë muajit të kaluar./albeu.com


Shtuar 3.09.2021 15:27