Paraditen e kësaj të diele, pranë Plazhit të Vjetër në Vlorë, është shënuar një ngjarje e rëndë, ku një 19-vjeçar ka qenë pranë mbytjes në det.
Të dhënat paraprake bëjnë me dije se i riu dyshohet të ketë pësuar arrest kardiak, ndërsa ndërhyrja e menjëhershme e ekipit mjekësor në vendngjarje ka mundësuar rikthimin e tij në shenja jete.
Të lidhura
None found
Më pas, ai është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku aktualisht po merr trajtim të specializuar.
Ndërkohë, rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje, si edhe gjendja e tij shëndetësore, vijojnë të mbeten nën vlerësimin e mjekëve.
