I ra sipër! Hidhet nga kati i 12 për t’u vetëvrarë, 25-vjeçari bie mbi një burrë dhe vdesin të dy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA me pasojë vdekjen e dy personave.

I riu kreu vetëvrasje duke u hedhur nga çatia e një ndërtese 12-katëshe në Neë York, por kur ra poshtë vrau edhe një burrë tjetër, i cili ndodhej aty rastësisht.

25-vjeçari kërceu nga një ndërtesë në Yonkers të hënën dhë ra mbi klalimtarin 61-vjeçar që po kalonte pranë.

Hetuesit po intervistojnë dëshmitarët dhe anëtarët e familjes dhe po shqyrtojnë kamerat e sigurisë, për ta zbardhur plotësisht ngjarjen e rëndë./albeu.com


Shtuar 21.09.2021 17:26