I quajti nacionalizëm qesharakë, Rama për postimin e vitit 2018: Nuk i ndihmoj dot ata që nuk duan të kuptojnë pse-në

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Twitter ka reaguar ne lidhjeme akuzat e bëra ndaj tij se përse nuk pati një reagim lidhur me deklaratën e FIFA-s për të gjobitur Granit Xhakën pasi veshi fanelën me emrin “Jashari” pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë.

Rama theksoi se nuk i takon atij të reagojë kur bëhet fjalë për dy qytetarë që luajnë për kombëtaren e zviceriane, pasi nuk është kryeministër i Zvicrës.

Pas këtij reagimi në rrjet u publikua një post i Ramës në vitin 2018-të ku ai shprehte krenarinë për Xhakën dhe Shaqirin të cilët kishin shënuar po kundër Rusisë në Europian.

Në postimin e dytë Rama shkruan se ai i qëndron të dyja postimeve, por nuk mund t’i ndihmojë dot ata që nuk kuptojnë pse-në.

Postimi i Ramës:

Janë ca kinse patriotë më të mëdhenj se të tjerët e disa kinse të zgjuar më shumë se të tjerët, që fjalëve të mia sot u kundërvihen me postimet e mia dikur për 👐 e Xherdanit e Granitit! U qëndroj 100% të dyjave dhe ata që nuk duan ta kuptojnë psenë nuk kam se si i ndihmoj🤷🏻‍♂️


Shtuar 4.12.2022 21:09