“I pari president shqiptar që me familjen shkoi në Mekë”, hoxhë Ahmed Kalaja reagon për ndarjen nga jeta të Nishanit (FOTO LAJM)

Hoxha Ahmed Kalaja ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.

Në mesazhin e tij të ngushëllimit ai thotë se Nishani është i pari president shqiptar që shkoi bashkë me familjen në vendet e shenjta islame.

“Të Zotit jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi! “Ne nuk kemi bërë asnjë të pavdekshëm para teje. Pra, nëse ti vdes, a do të mbesin ata të përjetshëm” (Kur’an Enbija 34). I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij”, shkruan Kalaja ndër të tjera.

“Bujar Nishani ishte presidenti i parë shqiptar i cili në përfundim të mandatit si president, bashkë me bashkëshorten e tij, ishin në një vizitë private në vendet e shenjta Islame Meka dhe Medina në Arabinë Saudite duke kryer ritualin e Umres. “Vendimi (gjykimi) i takon vetëm Allahut” (Kur’an 6:57)”, vijon ai.

Ish-presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare, pas sëmundjes së rëndë në mëlçi prej të cilës vuante, bashkëngjitur edhe efektet afatgjata të Covid-19./albeu.com/