I intereson vetëm fëmija, avokatët: Babis është penduar

Babis Anagnostopulos, piloti 32-vjeçar që vrau gruan e tij 20-vjeçare Caroline, është penduar për krimin e rëndë. Ai ka pranuar para grupit hetimor autorësinë dhe sipas avokatëve të tij, ka kërkuar falje.

32-vjeçari grek nuk është interesuar për dënimin që do të marrë, por vetëm për fatin e vajzës së mitur.

“Vrasja nuk ishte planifikuar paraprakisht. Nuk kishte asnjë person të tretë të përfshirë.”

Kurse avokatët e tij u shprehën për mediat greke: “Gjithçka që i intereson është fëmija i tij. Shqetësimi i tij ka të bëjë me të ardhmen e fëmijës, sepse ai ka dëgjuar gjëra të ndryshme, se fëmija do të shkojë në një familje kujdestare, se do ta humbasë atë.”

Greku e fshehu vrasjen për disa ditë, ndërsa pretendonte se gjithçka kishte ndodhur nga disa grabitës. Për ta bërë të besueshme kauzën e tij, ai vrau dhe qenin. Ndërkohë mediat greke filluan të aludonin se krimin e kishin bërë shqiptarët.


Shtuar 20.06.2021 15:35