E rëndë! Merret peng dhe përdhunohet pastruesja shqiptare në Greqi

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në Greqi. Mediat helene shkruajnë se një pastruese me origjinë shqiptare është përdhunuar nga një shtetas bullgar për orë të tëra në apartamentin e tij.

Sipas asaj që ka deklaruar 50-vjeçarja për autoritetet greke, ngjarja ka ndodhur teksa ajo pastronte ambientet e një pallati në zonën e Petralona në qendër të Athinës. 35-vjeçari bullgar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, e ka marrë me dhunë në apartamentin e tij ku e ka mbajtur nga ora 08:00 deri në orën 17:00.

Më tej ajo rrëfen se i riu e ka përdhurnuar për orë të tëra. Në një moment, 50-vjeçarja ka dalë në ballkon dhe filloi të thërrasë për ndihmë. Kalimtarët e rastit e dëgjuan thirrjen e saj dhe njoftuan autoritetet, shkruan panorama.

Fillimisht ata rrethuan zonën, ku më pas vendosën që të futen në banesë. Mediat greke shkruajnë se 35-vjeçari ishte arratisur pa lënë asnjë gjurmë. Menjëherë pasi u bë publike në media, dhjetra qytetarë të zonës ku ndodhi ngjarja u mblodhën në formë proteste për të mbështetur 50-vjeçaren shqiptare.

Shtuar 20.06.2021 15:48