I gjendet kokainë në bufe, prangoset shqiptari në Itali

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Itali. Ai është vënë në pranga pasi u ndalua nga gjatë një kontrolli rutinë, pasi në momentin e ndalimit ai shfaqi shenja nervozizmi.

Kjo bëri që blutë të kontrollonin automjetin e tij ku gjeti të fshehur lëndën narkotike, kokainë.

Ata gjetën lëndë narkotike edhe në shtëpinë e tij të fshehur brenda sirtarit të bufesë.

Policia sekuestroi një shumë parash, 1300 euro në total, të cilat konsiderohen si të ardhura të paligjshme pasi dyshohet se janë siguruar nga tregtimi i lëndës narkotike.

Sipas mediave italiane, vlera e drogës së kapur, arrin deri në vlerën e 5 mijë eurove./albeu.com


Shtuar 4.09.2021 23:03