I dërgoi pamjet e rrobave në flakë”, avokatja rrëfen çfarë kishte kaluar Arlinda para vrasjes

Adelina Hoxha, avokatja që kishte përfaqësuar Arlinda Zekajn para se ajo të vritej, ka folur për vështirësitë dhe rastet me të cilat, sipas saj, ishte përballur e ndjera.

E ftuar në emisionin “Rubikon”, Hoxha tha se gjatë muajit korrik Arlinda i kishte treguar se ishte ndarë nga bashkëshorti. Sipas rrëfimit të saj, ai e kishte larguar nga shtëpia, i kishte djegur rrobat dhe më pas i kishte dërguar një video ku shfaqej duke u vënë flakën atyre në oborr.

Të lidhura

None found

“Arlinda në korrik ka thënë: ‘Unë jam ndarë nga burri’. Burri e ka nxjerrë nga shtëpia, ia ka djegur teshat, ia ka dërguar videon se si po ia djeg teshat në oborr”, ka deklaruar Hoxha.

Avokatja pretendoi se hetuesit nuk e kishin pasqyruar këtë element dhe as videon, ndërsa më vonë ia kishin kërkuar Arlindës pasi ajo kishte folur vetë për ngjarjen.

Hoxha tregoi gjithashtu se Arlinda kishte shkuar të merrte fëmijën, i cili kishte qëndruar për dy javë te axha dhe gjyshja e tij, por në Deçan nuk e kishte gjetur dhe nuk ia kishin dorëzuar. Ajo kishte tentuar të merrej vesh me bashkëshortin, që ndodhej në Amerikë, për kthimin e fëmijës, por pa rezultat. Pas denoncimit në polici, fëmija ishte gjetur në Vitomiricë.

“Kur ka shkuar ta kërkojë fëmijën, të cilin e kishte lënë për dy javë te axha dhe gjyshja e tij, nuk e ka gjetur në Deçan dhe nuk ia kanë dhënë. Ajo ka tentuar të arrijë marrëveshje me burrin e saj, i cili ka qenë në Amerikë, për ta kthyer fëmijën, por nuk ia kanë kthyer. Ka shkuar në polici dhe fëmijën e ka gjetur në Vitomiricë. Procedurat janë zhvilluar në mënyrë të parregullt dhe jo ligjore. Fëmija është marrë në pyetje pa psikolog dhe pa një person të licencuar nga QPS-ja. Prokurores i jam drejtuar menjëherë, sepse fëmija ishte kthyer te axha i vet. Nuk merret mendimi i fëmijës kur merret në pyetje vetëm njëri prind. Të nesërmen i kam shkuar prokurores në zyrë”, deklaroi avokatja.


Shtuar më 26.10.2026 21:27

Tags: ,