Humbi jetën mes flakëve, momenti kur Arjan Sala vrapon për të shpëtuar kolegët (FOTO LAJM)

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur Arjan Sala vrapon për të shpëtuar kolegët e tij në magazinën e përfshirë nga flakët në Tiranë.

32-vjeçari, shef i sigurisë në qendrën tregtare, hyri në magazinën ku ra zjarri dhe pasi shpëtoi 25 persona, u bllokua mes flakëve dhe humbi jetën.

Në momentet e fundit, ai është bllokuar në katin -1, pasi flakët shpërthyen.

Ditën e sotme, Sala është shpallur “Dëshmor i Atdheut” dhe kryeministri Rama ka vizituar nga afër familjarët e tij.

Shtuar 29.03.2021 12:03