Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 33-vjeçari shqiptar në Itali.
Mediet italiane bëjnë me dije se i riu shqiptar ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me pemën.
Pavarësisht ndëryrjes së ekipeve mjekësore, 33-vjeçari nuk mundi të shpëtonte.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Parantoro në Montalto Uffugo.
Shqiptari jetonte prej kohësh në Itali dhe punonte në një firmë vendase. Pas përplasjes mbeti i bllokuar në makinë dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjërrë./Albeu.com/