Humb çifti francez ndërsa po eksploronte shtigjet e Llogarasë, policia nis kërkimet

Një çift francez ka humbur ndërsa ishin duke eksploruar shtigjet e Llogarasë. Çifti ka humbur kontaktet prej mëngjesit të kësaj të enjteje dhe pas lëshimit të sinjalit SOS, dy grupe të policisë kanë nisur kërkimet.

Kërkimet kanë nisur nga toka dhe deti, në afërsi të Karaburunit, pasi dyshohet të kenë kaluar nga Llogaraja në Karaburun./albeu.com


Shtuar 22.07.2021 21:01