Laçi bën mrekullinë, një hap larg kualifikimit, ja kush i pret në turin e 3-të (VIDEO)

Paraiqtje dinjitoze e Laçit! Kurbinasit e Shpëtim Duros, arritën të triumfonin me rezultatin 1-0 në përballjen e parë ndaj skuadrës rumune Universitateas Krajova, falë golit të realizuar nga sulmuesi Zarubica në minutën e 35-të.

Bardhezinjtë pretenduan edhe për një penallti në minutën e 78-të pas rrëzimit të Guindos brenda zonës, por për gjyqtarin gjithçka e rregullt.

Në sfidën e kthimit që do të zhvillohet pas 1 jave në Rumani, kurbinasit iu mbetet për detyrë të menaxhojnë këtë triumf, për të kaluar në turin e tretë ku i pret Anderlehti.


Shtuar 22.07.2021 20:58

Tags: ,