Hita rikthehet në Spitalin e Traumës për të takuar policët e plagosur në protestën para Parlamentit

Këtë të enjte, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, zhvilloi një tjetër vizitë në Spitalin e Traumës, ku po marrin mjekim punonjësit e policisë të lënduar gjatë protestës së mbajtur përpara Parlamentit.

Gjatë qëndrimit në spital, ai u interesua nga afër për gjendjen shëndetësore të efektivëve dhe zhvilloi biseda me stafin mjekësor lidhur me trajtimin dhe ecurinë e tyre.

Të lidhura

None found

Sipas Policisë së Shtetit, nga përplasjet me protestuesit mbetën të plagosur 15 efektivë, pasi ndaj forcave të rendit u hodhën gurë, sende të forta dhe mjete piroteknike.

Gjatë takimit, Drejtori i Përgjithshëm shprehu vlerësim për profesionalizmin dhe vetëpërmbajtjen e treguar nga punonjësit e policisë në menaxhimin e situatës. Ai gjithashtu i siguroi për mbështetjen e institucionit dhe për ofrimin e të gjithë kujdesit të nevojshëm mjekësor deri në rikuperimin e tyre të plotë.

Në deklaratën e Policisë theksohet se Hita nënvizoi sërish se efektivët do të vazhdojnë ushtrimin e detyrës në zbatim të ligjit dhe në shërbim të qytetarëve, për të garantuar rendin, sigurinë publike dhe mbrojtjen e institucioneve të vendit.


Shtuar 2.07.2026 18:18

jojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetCasibomcasibomjojobetHoliganbetHoliganbetCasibomgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetperabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobet