Zyrtari i Agjencionit të Ushqimit, Eroll Shehu, ka konfirmuar se urdhri për inspektimin pa paralajmërim në qumështoren “Vita” është dhënë nga ministri i Bujqësisë, Armend Muja.
Ai nuk ka bërë të ditura hollësi të tjera, por ka pranuar se veprimi po ndërmerret me vendim të ministrit.
Të lidhura
None found
“Jemi duke e zbatuar vendimin e ministrit, vendimi është që të bëhet inspektimi paparalajmërim, sot e kemi urdhër që të bëhet në këtë qumështore”, ka deklaruar ai.
Gjatë ditës së sotme, 25 inspektorë kanë shkuar në qumështoren “Vita” për të kryer inspektimin e paparalajmëruar.
AUVK-ja ka ndërmarrë veprime ndaj kësaj qumështoreje me synimin për ta mbyllur, duke arsyetuar se prodhuesi e ka zvogëluar sasinë e prodhimit të qumështit që nga 1 korriku për shkak të mungesës së tregut.
