Hapen lokalet në Vlorë, sipërmarrësit: Vetëm për festën e Bajramit, nëse qeveria nuk reagon do ketë mosbindje

Mbrëmjen e djeshme në shenjë proteste për orën policore, lokalet dhe restorantet mbyllën dyer e lokaleve. Ndërsa sot ata janë hapur.

Në një prononcim për mediat një sipërmarrës është shprehur se, janë hapur vetëm për respect të Kurban Bajramit, por edhe për t’i lënë hapësirë qeverisë të shqyrtojë kërkesat tonë.

Në rast se nuk do të ndryshohen masat, tha sipërmarrësi, do të ketë më shumë sesa bojkot.

“Nuk tërhiqemi nga proesta. Sic paralajmëruar bëmë protest 24 orëshe. Në respest të Festës së Bajramit por edhe për t’I lënë hapësirë qeverisë të shqyrtojë kërkesat tona, ne hapëm aktivitetin sot. Por kërkesat tona janë shumë të rëndëisishme. Nuk duam gardh policer, të shtyhet orari deri në 02:00 të mëngjesit dhe muzika në sfond deri në orën 00:00. Për dy tre ditë ne presim përgjigjen. Nëse nuk regohet do të ketë shkojmë deri në mosbindje”, tha biznesmeni./albeu.com


Shtuar 20.07.2021 11:55