Kultivonte kanabis në stanin e bagëtive, arrestohet 48-vjeçari në Vlorë

Policia ka arrestuar nhjë 48-vjeçar në Vlorë pasi stanin e tij, në vendin e quajtur “Moçalet e Nartës” iu gjetën të të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sattiva.

Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasit N. Z., 33 vjeç dhe G. A., 61 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Vijon kontrolli i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Arrestohet autori i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike.

Vihen në pranga  dhe 2 shtetas të tjerë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Në vijim të kontrolleve të zhvilluara në territor, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vendin e quajtur “Moçalet e Nartës” në Vlorë, në stanin e shtetasit N. Z., kanë gjetur të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sattiva.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë arrestimin e shtetasit N. Z., 48 vjeç, banues në Vlorë, si autorin e dyshuar për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasit N. Z., 33 vjeç dhe G. A., 61 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Moskallëzimi i krimit”./albeu.com


Shtuar 20.07.2021 11:43

Tags: ,