Gushti sjell emigrantët në atdhe, 10 mijë persona me tragete zbarkojnë në Durrës

Kjo e dielë ka regjistruar numrin më të lartë të udhëtarëve që kanë hyrë në vend përmes portit detar të Durrësit në vetëm një ditë. Gjatë ditës së sotme, 6 mijë udhëtarë kanë zbritur nga 4 tragete të linjave të Barit dhe Ankonës në Durrës. Ndërsa 4 mijë udhëtarë të tjerë pritet të mbërrijnë në mbrëmje me dy tragetet e radhës.

Të gjithë të ardhur në Shqipëri janë kryesisht emigrantët që jetojnë e punojnë në Itali, por edhe nga vendet e tjera të Bashkimit Europian që kthehen në atdhe për të kaluar pushimet.

Gjithashtu, për t’ju përgjigjur kërkesës kompanitë e lundrimit kanë shtuar që nga data 21 korrik numrin e lundrimeve ditore në Adriatik. E po ashtu, edhe linja e Ankonës ka lundrime të përditshme ditë me Durrësin për të sjellë të gjithë emigrantët në Shqipëri. Për muajin gusht nuk ka ende statistika, ndërsa gjatë korrikut në vendin korrik mbërritën në Durrës afro 85 mijë persona.

Shtuar 7.08.2022 14:44